Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Uroj përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, vend me të cilin kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore”, shkroi Erdoğan në mesazhin e tij në Twitter.
Erdoğan i uroi paqe, prosperitet dhe mirëqenie popullit vëllazëror të Kosovës, duke dërguar përshëndetjet dhe urimet e përzemërta të tij.
Përpos presidentit Erdoğan, edhe Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, i dërgoi një letër urimi Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Tarihî dostluk ve kardeşlik bağlarımızın olduğu Kosova’nın bağımsızlık yıl dönümünü tebrik ediyorum.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) February 17, 2022
Kardeş Kosova halkına huzur, refah ve esenlik diliyor, en kalbî selam ve muhabbetlerimi gönderiyorum. 🇹🇷 🇽🇰 pic.twitter.com/nHzOlzklW5