Sfida Bylis-Vllaznia u mbyll në barazim 2-2 duke mos prodhuar fitues. Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, por që në fund pas shumë tensionesh për një penallti në fund të sfidës u mbyll në barazim. Në fund të ndeshjes për “Supersport”, trajneri i Vllaznisë, Jonuz u shpreh:
Penalltia? “Nuk është penallti duke qartë”.
Barazimi? “Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne e Bylisin sot sepse renditja mes nesh është shumë afër. Pas barazimit ndaj Laçit humbën më shumë shanse. Fola me lojtarët që Bylis është një skuadër e fortë e unë në këtë moment përgëzoj të dyja skuadrat për atë që dhanë në fushën e lojës”.
Reagimi me Goxhajn? “Nuk flas për këtë momente, vetëm i thash Goxhajt të qetësohej dhe të vazhdonte lojën. Vetëm të vazhdonte lojën kaq sepse ai erdhi te pankina jonë. Disa herë herë ka reagime negative, por ky është futbolli. E rëndësishme është që skuadra jonë bëri një paraqitje shumë të mirë dhe kemi një të ardhme të mirë. Do të vazhdojmë të punojmë fortë dhe ne kemi mundësi për t’u ngjitur akoma më sipër”.
Sulmuesi Junior? “Jam shumë i lumtur që ka ardhur dhe pas dy stërvitjeve e futa në fushë. Pas ndeshjes është pak i lodhur, por ne kemi shumë nevojë për këtë lojtar. Është një sulmuesi i rëndësishëm për ne dhe na ndihmon shumë”, u shpreh Jonuz.