VIDEO/ Tre gola në shtatë minuta, befasia e madhe në ndeshjen Bylis-Vllaznia

Shpërndaje

Dy takime të Superiores po luhen tani, Laçi-Skënderbeu dhe Bylisi-Vllaznia. Pas shtatë minutash lojë janë realizuar tre gola dhe kjo ka ndodhur në takimin që po zhvillohet në qytetin e Ballshit.

Shkodranët shënuan të parët me anë të mbrojtësit Reanto Malota, i cili befasoi vendasit me një goditje në hyrje të zonës. Portieri Isli Hidi nuk mundi ta ndalte dot topin.

Gjithsesi ballshiotët reaguan menjëherë, pasi në aksionin pasardhës shënuan në portën e Shehit me anë të kapitenit Valentino Murataj. Mesfushori nuk fali me një gjuajtje nga brenda zonës.

Përmbysjen e kompletoi anësori Edison Ndreca, i cili me një gjuajtje të saktë mposhti portierin Sherri për të dytën herë dhe i dha avantazhin Bylisit. /abcnews.al

Kategoria Superiore – Java 20
E hënë, më 3 shkurt, ora 14:00

Laçi-Skënderbeu 0-0
Bylisi-Vllaznia 2-1
Shënues: Murataj 3′, Ndreca 7′ / Malota 2′

Shpërndaje