Vllaznia ndryshon shpesh skemën dhe trajneri Mirsad Jonuz u përshtatet jo pak kundërshtarëve, duke ndjekur një strategji të tijën. Edhe këtë herë ndaj Bylisit pritet të luhet me një skemë tjetër në krahasim me ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Laçit.
Në seancat e fundit trajneri ka provuar variantin 3-5-2, duke u besuar tre qendërmbrojtësve, Shehi, Adili dhe Malota nga minuta e parë.
Ndërsa nga krahët do të luajnë Gligorov dhe Marku. Mesfusha do të përbëhet nga treshja Krymi, Ramadani dhe Hygor.
Sulmues të deklaruar në Ballsh pritet të jenë kapiteni Lika dhe braziliani Zhunior. Nuk përjashtohet mundësia që të preferohet edhe Shtubina, por kjo mbetet për t’u parë.
/PANORAMASPORT.AL/