Demokracia ka lindur në këtë qytet bashkë me krijimin e tij. Shkodra e dha provën e radhës dhe do ta vulosë me 6 mars 2022!
Si bir i këtij qyteti, jam ndjerë shumë krenar, falenderues për mbështetjen e fuqishme në misionin e rëndësishëm që kemi ndërmarrë për Shkodrën tonë, opozitarizmin e vertetë dhe për Shqipërinë.
Shkodra ime, Shkodra jonë, kjo “Zojë e randë” e Shqipërisë pret shumë nga të gjithë ne! Ne jemi gati në çdo kohë, nuk do të kursejmë asgjë!
Për Shkodrën, të gjithë bashkë!