Me zonjat dhe zonjushat e Shkodrës, me vlerat dhe anën e vyer të këtij qyteti, me pjesën më të çmuar të tij. Gruaja në Shkodër është themeli i historisë së saj, është fuqia dhe përparimi i këtij qyteti. Takime me nëna në Shkodër të cilat përjetojnë çdo ditë largimin e fëmijëve, me modele suksesi të cilave u nevojiten kushtet dhe ambienti për promovim dhe përparim të barabartë, me të reja që ëndrrat e së ardhmes po i thurin në Shkodër.
Nuk ka se si mos të motivohem nga takimi me to, si djalë, bashkëshort apo baba. I falenderoj dhe i premtoj që angazhimi im për to, familjet dhe qytetin e tyre do jetë i pakursyer.