Të dashur shkodran;
Në këtë moment të veçantë për mua dhe Shkodrën, dua të ndaj me ju ndjenjën e lartë të pergjegjësisë për të ndërmarrë sfidën e kandidimit për Bashkinë Shkodër, SI MË TË RËNDËSISHMEN E JETË SIME, një mundësi unike që më besohet, për t’ju shërbyer ju dhe qytetit ku jam lindur e rritur.
PËRKUSHTIMI dhe mundësia për të dhënë kontributin tim për qytetin, durimi për të dëgjuar çdo banor të kësaj bashkie, bashkëpunimi dhe energjia për të bërë bashkë qytetarë, sipërmarrës, aktivistë të shoqërisë civile do më udhëheqin në rindjezjen e shkëndijës për më shumë sinergji dhe vizion për Shkodrën.
Ky rrugëtim nuk bëhet vetëm, por me mbështetjen e qytetarëve, të rinjve e të rejave, burrave dhe grave, pensionistëve, arsimtarëve, mjekëve, fermerëve, komunitetit të biznesit, artistëve dhe intelektualëve, e të gjithë aktorëve të tjerë të jetës publike e lokale, që e duan këtë qytet.
Sikundër dhe mbështetjen e të gjithë Qeverisë Shqiptare.
Ky është momenti ynë i përbashkët për ta shndërruar Shkodrën në një qendër urbane e sociale dinjitoze.
Priorietet tona do të jenë çuarja përpara e projekteve që do të rrisin nivelin e shërbimeve dhe vemendjen ndaj çdo shkodrani për të krijuar një ambient edhe më të sigurt, më të shëndetshëm, më të pastër, për familjen.
Duke ju falenderuar nga zemra, ju ftoj në komunikimet dhe bashkëbisedimet e afërta, si dhe ju garantoj për bashkëpunimin tonë në vazhdimësi, në të mirë të Shkodrës sonë të mrekullueshme.
Shkodranët nuk kanë kohë për të humbur!
Falemnderit me zemër ❤️