Integrimi? Diplomati italian: Gjithë këto vite kemi bërë nxemje, me hapjen e negociatave nis ndeshja e vërtetë…

Shpërndaje

Italia mbetet ndër avokatet më të zëshme pro integrimit të Shqipërisë në BE.

Por ambasadori  italian, Fabrizio Bucci, duke folur nga Shkodra tërhoqi vëmendjen se hapja e negociatave është vetëm pika e nisjes së integrimit dhe jo stacioni i mbërritjes siç sipas tij e proklamojnë politikanët shqiptarë.

“Shqipëria një ditë do të jetë pjesë e unionit, por kur është pyetja që lind?Me rëndësi është se kur të hapen negociatat duhet ecur me ritme shpejta me kapitujt, pasi asnjë kapitull nuk kalon pa përmbushur kriteret. Negociatat nuk janë pikë mbërritje si shumë politikan e deklarojnë në Shqipëri, por është pika e nisjes së proçesit të integrimit. Gjithë këto vite kemi bërë nxemje, me hapjen e negociatave nis ndeshja e vërtetë”.

Shpërndaje