Afishimi i listave zgjedhore, qytetarët e Shkodrës kanë pak informacion…

Shpërndaje

Kur kane mbetur me pak se nje muaj nga zgjedhjet vendore , ashtu siç dhe e parashikon ligji, zyrat e gjendjes civile ne bashkine shkoder ka bërë afishimin e listave paraprake të zgjedhësve që kanë të drejtën për të votuar në zgjedhjet vendore te 6 marsit te cilat mund te shihen ne faqen e saje on line .

Gjithashtu zyra e gjendjes civile ne bashkine Shkoder  ka printuar listat , i ka firmosur edhe vulosur dhe jane derguar shkrese KZAZ-Ve per te  marrin ne dorezim  listat per afishim dhe per proces zgjedhor me proces verbal dhe tashme listat jane ne admnistrimin e KZAZ brenda afateve .

Ndersa qyetaret e shkodres kane pak informacion se ku jane te afishuar listat zgjedhore , megjithate theksojen se do te marrin pjese diten e votimit

Listat përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 mars 2022, janë gjeneruar me date 25 janar 2022 ndërsa konstituimi i KZAZ-ve në Bashkinë e Shkodrës është bere ditën e premte, me date 28 janar 2022.Ndersa ajo qe kerkohet diten e zgjedhjve eshte qe cdo qytetare duhet te kete kartaten e identifikimit dhe ne rast se I ka mbaruar afati dueht ta rinovoje ate , ndryshe nuk mund te jete pjese e zgjedhjeve te 6 marsit.

Shpërndaje