Kandidati i PD ne Shkoder Xhemal Bushati ka vijuar fushaten elektorale, ne lagjet e qytetit te Shkodres.
Ai ka takuar banore te Perashit, lagje ne te cilen Xhemal Bushati eshte rritur.
“Në lagjen e Perashit, aty ku jam rritur. Derë më derë. Biznes në biznes. Së bashku me ish-deputeten Izmira Ulqinaku sot ndjemë zhgënjimin, por edhe përkrahjen, edhe motivimin. Çdo ndryshim ka nevojë për kurajo dhe këtë mbështetje po e gjej tek banorët e Shkodres.
Por më së tepërmi, fitorja jonë ka nevojë për bashkimin e njerëzve të ndershëm, atyre që jetojnë çdo ditë me shqetësimet dhe përditshmërinë e Shkodrës.
Thirrjen për këtë bashkim, e bëj sot dhe do e bëj çdo ditë deri në fund. Një përgjigje ma dhanë sot banorët e Perashit.“Jena bashkë, me dashni për Shkodren, si gjithmonë”#XhemalBushati#PartiaDemokratike