Zbardhet axhenda e vizitës së presidentit turk Erdogan në Shqipëri, ja politikanët që do të takojë…

Shpërndaje

Më 17 janar është parashikuar të zhvillohet vizita zyrtare e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Shqipëri.

Vizita e presidentit turk, vjen në kuadër të inspektimeve të zonave të rindërtuara me financim turk pas tërmetit shkatërrimtar të dy viteve më parë.

Gjate vizitës në Shqipëri, presidenti Erdogan do të zhvillojë takime me: Presidentin Ilir Meta, Kryeparlamentaren Lindita Nikollën dhe kryeministrin Edi Rama.

Axhenda e Erdoganit në Shqipëri:
Presidenti turk Erdogan, pritet të mbërrij në aeroportin e Rinasit në Tiranë rreth orës 09:00
Pas pritjes në aeroport, presidenti Turk do të niset drejt Lacit për të inauguruar 524 apartamente banimi të financuara nga qeveria Turke.
Rreth orës 14:00 Erdogan, pritet të mbërrij në kryeqytet, ku do të zhvilloj konferencë për shyp me kryeministrin Rama.
Në orën 17:00 , është parashikuar që Erdogan të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa në orën 18:30 do të largohet.

Shpërndaje