E bujshme nga Spanja/ Rei Manaj përkrah Mesit e Grizman, trajneri Setien e grumbullon për ndeshjen ndaj Leganes

Shpërndaje

Me Luis Suárez të dëmtuar, Ousmane Dembéle ende pa pushime, Carles Pérez në Romë dhe Abel Ruiz në Braga, lista e sulmuesve të mundshëm tek Barcelona është zvogëluar në minimum.

Në fakt sot trajneri Quique Setién ka vetëm dy sulmues në skuadra e parë, Leo Messi dhe Antoine Griezmann.

I gjendur në këtë situatë Setien ka thirru yllin e kombëtares tonë, Rei Manaj. Bomberi shqiptar është grumbulluar me ekipin e parë të Barcelonës dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Setien, në sfidën e nesërme ndaj Leganes, e vlefshme për Copa del Rey. Lajmi është bërë i ditur nga media prestigjoze ‘AS’..
Kështu Manaj ka të gjithë mundësinë që në ndeshjen e rëndësishme në karrierën e tij të tregojë atë që di të bëj më mirë, të sulmojë dhe të shënojë

Shpërndaje