Mundi Partizanin 3-0, Plori: Ekipi mu përgjigj shumë mirë, ndeshjen e dytë nuk kemi frikë dhe presion

Shpërndaje

Besëlidhja ka arritur të bëjë mrekullinë në Lezhë, duke mundur pastër 3-0 Partizanin dhe i dhënë “shuplakën” e radhës ekipit të Sormanit, që duket se nuk di të fitojë. Pas ndeshjes është prononcuar trajneri i Besëlidhjes, Elvis Plori.Tekniku shfaqet i kënaqur pas kësaj fitoreje dhe ka elozhe për skuadrën e tij. Ai nuk bën parashikime për ndeshjen e kthimit, por deklaron se lojtarët e tij kanë në favor mungesën e presionit.

“Pjesën e parë krijuam volum, ndryshe nga pjesa e dytë që na u desh të luanim më mbrapa sepse ata kanë lojtarë me aftësi të mira në sulm. Natyrisht objektivi jonë është Superliga, por edhe në kupë pretendojmë të shkojmë sa më larg. Nuk mund të them se na favorizoi terreni sepse jemi munduar gjithmonë të bëjmë aksione të rrjedhshme.

Ndeshja e kthimit është e vështirë të parashikohet, por unë jam optimist sepse nuk trembemi dhe na favorizon fakti se nuk kemi presion në anën tonë. Gjatë gjithë kohës ekipi më është përgjigjur. Kjo është skuadra më e mirë që kam drejtuar në Kategorinë e Pare dhe pikët i kemi humbur për neglizhenca të momentit. Megjithatë kam parë shumë profesionalizëm dhe seriozitet”, u shpreh Plori për Super Sport.

Shpërndaje