“Arben Ahmetaj është parë duke hyrë në Presidencë”, Berisha bën deklaratën e fortë: Janë lëshuar dy urdhër arreste ndërkombëtare për…

Shpërndaje

Berisha: Lefter Koka me ujdi me të tjerë ka ndarë shuma të mëdha.

Çani: I thashë zotëri duhet të kishe dhënë dorëheqjen pas skandalit të incineratorëve. Ai më tha faji është individual. Rama po të ishte i përfshirë në punën e incineratorëve do të kishte frikë.

Berisha: Rama kur filloi të zotohej ndrryshoi xhaketën. Dua të ndaj 3 fakte që nuk është krysori Lefter Koka. 1. Ministria e Mjedisit nuk ka pasur asnjë qindrakë për incineratoret. 2.Ministria e Mjedisit nuk ka bërë asnjë tender por ja ka dhënë të njëjtes kompani. 3.Lefter Koka nuk merrte dot kurrë një qindarkë nga buxheti i shtetit, nëse nuk vendoste Ministri i Financave dhe Kryeministri i vendit. Ministri i Financave është i detyruar të shqyrtojë procedurën. Edhe sikur të ishte buxhet i ministrisë së mjedisit, ai i financave nuk dispursonte dhe një qindarkë nese shihte se janë shkelur kushtet e tenderimit. Lefteri u përdor nga Rama dhe Ahmetaj për të mbushur valixhet ata.

Çani: Kaq naiv është ai ?

Berisha: Pasioni për paratë t’i verbon sytë. Sa më shumë të kesh vjedhur aq më shumë do të vjedhësh. Nuk ka punë Lefter Koka. Janë dy persona përgjegjes. Kur mungon fondi, ai krijohet vetëm me urdhër të Kryeministrit. Ministri i Financave po të doje nuk e kalon. Këta të dy janë përgjegjës.

Çani: Ahmetaj është parë të hyjë në Presidenca?

Berisha: Qarkullojnë fjalët se egzistojnë mandate arreste nga jashtë për Arben Ahmetajn dhe Ëngjëll Agaçin. Një gjë eështë e sigurtë, strumbullar absolut është Ëngjëll Agaçi. Sekretari i Përgjithshëm i Narkoshtetit. Don Agaçio. A e dini se ka qenë kryesori në bordin e ARMO dhe Albcontrol. Ai është arkitekt i mbylljes së dosjeve të Lulzim Bashës. Ai është po kaq i përfshirë sa Arben Ahmëtaj në aferën e incineratorëve. Nuk ka pasur në Ministri e Mjedisit fond për incineratorët. Ështëe krijuar nga Arben Ahmetaj dhe Edi Rama. Lefter Koka nuk mund të krijonte fond. Kjo është provë asgjesuese. U bënë ndryshime në buxhet nga Ministri I Financave me urdhër të kryeministrit. Ai minister nuk ka vjedhur kurrë vetëm, sepse ketu e pengonte ministri i financave. I është bërë thirrje që të bëhet i penduar i drejtësisë dhe të zbërthehet çështja.

Shpërndaje