Komisioni i rithemelimit futet në PD, shkelmohet dera e sallës së mbledhjeve

Shpërndaje

Ish-kryeministri, Sali Berisha,  ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike këtë të martë për të zhvilluar një mbledhje të Komisionit të Rithemelimit.

Sikurse duket në fotot e mëposhtëme, është ish-kryeministri që udhëheq grupin dhe është futur brenda ambienteve të selisë.

Por teksa ka mbërritur në selinë blu, dera ku do të zhvillohet mbledhja e komitetit ishte e mbyllur dhe u hap me forcë nga njëri prej pranishmëve.

Sakaq, paralelisht,  në një prej sallave të tjera në seli, kryetari Lulzim Basha po zhvillon një mbledhje tjetër.

Shpërndaje