Kryetari i Forumit Rinor të PD në Shkodër, Arvit Bushati dënoi mbylljen me dry dhe zinxhirë derën e degës lokale të PD në Shkodër.
Bushati tha se drynët dhe zinxhirët nuk do t’i pengojnë demokratët të marrin pjesë në referendumin e 18 dhjetorit.
Demokratët shkodranë do t’i drejtohen referendumit të shtunën, tha Bushati, për të ratifikuar vendimet e Kuvendit Kombëtar.
“Nuk besoj që zinxhirët apo drynët mund të shërbejnë për të ndaluar demokratët shkodranë. Demokratët do t’i drejtohen referendumit të 18 dhjetorit për të ratifikuar vendimet që mori Kuvendi Kombëtar në datën 11. Është e pamundur që të hyhet në zyra, pa dashur të krijojmë një përplasje qoftë me personin që ka vendosur atë dry. por gjykoj se fokusi është kryesisht me organizimin dhe mbarëvajtjen e datës 18, pra votimi në masë në referendum. Do t’i drejtohemi të gjithë si demokratë, ku do të marrim vendimet më se të nevojshme për një organizim më të mirë dhe më real të PD. Se si dop të shkojë historia e drynit dhe historia e PD dega Shkodër, apo qoftë edhe në nivel kombëtar, ajo do të vendoset në datën 18. T’i vendosësh dry PD-së në Shkodër është absurditet i jashtëzakonshëm. Realisht të gjithë demokratët po përballen me situata të çuditshme por fatkeqësisht ky është realiteti. Nuk e kemi njohur deri tani më se kush na drejtonte, kush ishte ai që provonte të menaxhonte PD-në fatkeqësisht duke mos arritur asnjë fitore”, u shpreh Arvit Bushati.