Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka mbajtur fjalimin e saj në Kuvendin Kombëtar të PD.
Ademi ka renditur të gjitha arritjet e PD ndër vite, gjatë qeverisjes.
Ndër të tjera kryetarja e bashkisë së Shkodrës ka theksuar se refuzon me forcë çdo përcaktim që tenton të zhvendosë orientimin e vitit 1990.
“Ata mijëra demokratë në këtë Kuvend, kanë mbajtur dhe do të mbajën peshën e PD, jo vetëm në fushata dhe qeverisje por edhe në sfidën me përbvalljen me regjimin.
Unë refuzoj çdo përcaktim që tenton të zhvendosë orientimin e vitin 1990.
Në 31 vite shqiëpria ka bvërë hapa përpara por nuk mund të mos e vlerësojnë shqiptarët se lëvizja e lirë në vendet e BE dhe anëtarësimi në Nato janë vendosur në qeverisjen e PD.
Gjatë qeverisjes së PD, vendi pati rritjen ekonomike më të madhe.
Ndërkohë që sot varfëria thellohet çdo vit e më shumë. Jemi kthyer në qendër të prodhimit dhe trafikimit të drogës në Europë. Integrimi i BE është stopuar me kushte që janë shtuar nga viti në vit”, ka thënë Ademi.