Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Shkodër, stacionin e radhës ka pasur selinë e PS-së në këtë qytet, ku do të zhvillojë një takim me strukturat.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari Senad Nikshiqi, Rama shoqërohej sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, drejtuesja politike e PS Shkodër, Edona Bilali dhe përfaqësues të kësaj partie.
Takimi pritet të jetë për strukturimin e PS Shkodër si dhe zgjedhjet e ardhshme vendore të pjesshme nëse do të ketë në bashkinë Shkodër, e cila aktualisht drejtohet nga kryebashkiakja në detyrë, Voltana Ademi.