A do ta ndalojë policia mbajtjen e dy kuvendeve të PD-së meqë kemi në fuqi një akt normativ që ndalon grumbullimin e më shumë se 50 personave?
Pyetjes së një gazetari ministri i Brendshëm Bledi Çuçi iu përgjigj: “Nuk mund të ndalohen kuvendet. Kuvendet do të bëhen duke respektuar masat që janë në fuqi. Kanë që në 1990 që nuk ndalohen kuvendet e partive ”
Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit do të nisë në Air Albania në ora 10:00. Ndërsa Kuvendi tjetër i thirrur nga Basha është parashikuar të mbahet më 18 dhjetor.