Deklarata e kryeministrit Edi Rama për mediat pak pasi bëri dozën e tretë të vaksinës nuk ka kaluar pa debat kur ai është pyetur për faktin se pse Shqipëria nuk e njeh imunitetin natyral përmes një pasaporte të gjelbër.
Gjithçka nisi gjatë një pyetje që gazetari i News24’ Erjon Skëndaj i drejtori Ramës.
DEBATI I PLOTE
Gazetari Skendaj: Këto shtete që ju përmendët imunitetin natyror po aq sa vaksina. Imuniteti natyror, grenn-pass pasi kalon covid, njihet imuniteti natyror. Qeveria juaj e njeh këtë vetëm për hyrjet kufi. Pse nuk e njihni ju imunitetin natyror?
Rama: Jo është ajo që njeh gjithë BE dhe ka të bëjë me shërbimin. Po flas për vaksinimin, për kartën e gjelbër të vaksinimit.
Gazetari Skendaj: Po pra dhe kjo kartë e gjelbër është
Rama: Mos ngatërro dynjanë të lutem shumë.
Gazetari: Unë ngatërroj dynjanë?
Rama: Pse bën debat me mua, unë skam ardhur të bëjë debat. Iu përgjigja pyetjes. Po flas për të pavaksinuarit, që të vaksinohen. ça ka vendimi, se vë në dyshim.
Gazetari: Ju po njihni me green-pass natyror vetëm ata që futen në Shqipëri. Ky është vendimi i lëshuar nga zonja në 30 gusht 2021( Nga Manastirliu)
Rama: Ka ndonjë pyetje për vaksinimin?
Nje gazetare: Kur do vijë momenti që pa vaksinë s’mund të hysh në lokale, auditorë, restorante, pa vaksinë?
Rama: Këtë nuk e vendos unë, qeveria, por Komiteti. S’do marrim vendime politike vetë. Mos bëni konfuzion, po flasim këtu për këtë. ndaj zotëri mos bëni konfuzion. Mos krijo konfuzion.
Gazetari Skëndaj: S’po bëj konfuzion fare.
Rama: krijon konfuzion, vetëm konfuzion.
Gazetari: Unë e kam kaluar dy herë covid-in dhe nuk më keni pajisur me një certifikatë. Si unë janë çdo ditë nga 500-600.
Rama: Po flasim këtu për ata që duhet të vaksinohen. Këtë diskriminim tënd mund ta sqarojmë kollaj fare. Mos krijoni konfuzion për popullin. Jemi për vaksinimin këtu. S’po flasim për konfuzionin. Kur të flasim për çështje të tjera, urdhëro fol. Thash se në Shqipëri po përballemi me një kategori tjetër që flasin për skema shfarosje pensionistesh apo një forcë të errët që ka mbërthyer botën dhe budallallëqesh të rrezikshme. Kur flasim për këto të jemi bashkë. Kur flasim për këto mekanizma, bujrum fol. faleminderit që e ngre si problem. Jo këtu dhe tani, pasi jemi për të bërë thirrje. A je vaksinuar ti?
Gazetari: Jo, se e kam kaluar dy herë.
Rama: Ah s’je vaksinuar ti?
Gazetari: Mund ta kaloj edhe 3 apo 4 herë zoti Rama.
Rama: Epo vaksinohu atëherë, se nuk do hysh dot në konferenca shtypi
Gazetari: nëna ime u vaksinua dhe u sëmur rënd zoti Rama
Rama: Si s’të vjen zor mor! Si s’të vjen zor që bën këtë debat
Gazetari: kam paguare 1 milion e gjysmë trajtim.
Rama: Si stë vjen zor
Gazetari: Të më vijë zor? E kam kaluar në kurrizin tim.
Rama: Kjo është injorancë. Vaksina nuk të mbron nga infektimi. Ndërkohë ata që janë të sëmurë rëndë apo kanë sëmundje të tjera, sigurisht që s’mund t’i shpëtojë jetën vaksina. Por shihni përqindjet e atyre q mbrohen nga covid. Kjo është e turpshme, pasi është fjala për jetën e njerëzve. Ata që kanë një zë, një mikrofon duhet të jenë të përgjegjshëm dhe s’mund të bëjnë spektakël me jetën e njerëzve. Kjo është skandaloze!
Gazetari: Zoti Rama na anashkaluat. Faleminderit shumë për sjelljen
Rama: S’të vjen turp s’të vjen!