Sekretari i përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri prezantoi në Shkodër drejtuesen politike të PS për këtë qark Edona Bilali në një mbledhje të zhvilluar me deputetët e PS, kryetarët e bashkive të PS dhe struktura të tjera të kësaj force politike në qarkun Shkodër.
Pas mbledhjes Gjiknuri që shoqërohej edhe nga sekretari organizativ Blendi Klosi deklaroi se PS do vijoje organizimin për zgjedhjet vendore dhe të përgjjthshme që tani në mënyrë që të vijojë të përçohet fryma e fitores.
Gjiknuri i pyetur nëse PS është e gatshme që ti ofrojë PD ndryshimet e reformës territoriale që kërkon Basha në këmbim të dakordësisë së PD per ndryshimet kushtetuese në organet e Vettingut, tha se PS siç ka deklaruar edhe kryeministri Rama është e gatshme që të dialogojë me PD por në institucione dhe jo jashtë tyre per reforma dhe çështje të ndryshme.