Cungu: Tek Vllaznia kontribova si trajner në gjëndje “lufte”, rrezikova dhe jetën…

Shpërndaje

Trajneri shkodran i Laçit Armando Cungu në prononcim per gazetarët pas ndeshjes u shpreh:

Mua me shqetesojne njerezit qe nuk e kuptojne çfare eshte futbolli apo kane probleme te tjera me vedin. Me shqetesoni ju gazetaret qe nuk arrini per te kuptuar kontekstin e asaj çfare kam thene.

Une ate dite kam thene ne nje studio televizive, e pranoj prape, lojtari ne diten e tij jo me te mire me nje goditje i dha fitoren Vllaznise dhe ajo ishte nje batute humoristike jo per te fyer futbollistin.

Sikurse kam thene mbrapa qe eshte heret per te folur per çdo lojtar. Ju bini pre e disa njerzve qe nuk kane as nivelin me te vogel, por nuk e kam ndermend te bie.

Perballe Vllaznise kisha emocione. Nuk mund te bej hipokritin. Ketu eshte qyteti jem, zemra jeme, ketu kam luajtur futboll.

Keto tifoza me kane perkrahur. Kam luajtur 10 vite me Vllaznine, po ashtu kam kontribuar si trajner ne gjendje “lufte”.

Shume kush nuk ka dashur ta di por realisht jam munduar me mish e shpirt deri edhe ne rrezik timin, per te mbrojtur Vllaznine e per ta mbajtur ne lige. Por ka njerez qe kane mendime tjera, por e drejta e tyre. Jam shume korrekt me vedin, me Zotin e njerezit qe kam punuar, keshtu qe nuk me shqeteson asgje.

Prandaj kisha emocione, nuk eshte e lehte te zbresesh ne “Loro Boriçi”, eshte tempulli i futbollit shqiptar, ketu eshte luajtur futbolli i pare. Eshte nder per kedo ne Shqiperi qe te shkeli ne kete stadium.

Shpërndaje