Shorti, Vllaznia mëson emrin e kundërshtarit në gjysmëfinale të Kupës

Shpërndaje

Vllaznia e basketbollit te meshkujve do te ndeshet me Teuten ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise. Ky eshte verdikti i shortit te hedhur mesditen e sotme ne ambjentet e Federates Shqiptare te Basketbollit.

Nje perballje e veshtire ndaj skuadres qe kryeson aktualisht kampionatin, megjithate shkodranet do te tentojne padiskutim fitoren dhe kalimin ne finale.

I pranishem ne ceremonine e hedhjes se shortit ka qene vete presidenti i Vllaznise Alban Xhaferi qe kuptohet do te synoje me ekipin e tij t’i shkoje deri ne fund ketij kompeticioni dhe te synoje fitimin e ketij trofeu.

Çifti tjeter gjysmefinalist nderkohe eshte ai Tirana- Goga Basket. Te dy keto ndeshje do te luhen me date 3 shkurt nderkohe qe nje dite me pas do te luhet finalja ne mes ekipeve fituese.

Gjate hedhjes se shortit, sot eshte vendosur edhe per vendin se ku do te luhen keto ndeshje te fundit te Kupes se Shqiperise. Kerkesa ka patur nga Vllaznia, Teuta dhe Goga Basket per t’i zhvilluar ato ne fushat e tyre, por ne fund me kompromisin e tre klubeve eshte rene dakord qe ndeshjet te zhvillohen ne sallen sportive “Feti Borova” te kryeqytetit.

Shpërndaje