A do bashkëqeverisë me Ramën nëse merr kryesinë e PD-së? Si përgjigjet kandidati Agron Shehaj

Shpërndaje

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj në një deklaratë për mediat, gjatë ditës së sotme është shprehur se nuk po distancohet nga Partia Demokratike me lëvizjet e tij. Ai ka theksuar se me këtë konferencë kërkon vetë baras distancim.

Ndërkohë për një bashkëqeverisje të mundshme me qeverinë Rama, sipas Shehaj kjo nuk do të ndodhë kurrë nëse ai zgjidhet në krye të PD-së.

“Nuk është distancim. Jemi të gjithë kandidatë për kreun e PD dhe duhet të jemi neutral në raport me PD. Ishte thjeshtë për një baras distancim nga PD.”

“ Nëse unë do zgjidhem kryetar i PD në asnjë mënyrë nuk ka bashkëqeverisje.” tha Shehaj.

Shpërndaje