Sidorencos i vjen leja e kalimit, i gatshëm për nesër ndaj Laçit

Shpërndaje

Në ndeshjen e parë të këtij viti, atë ndaj Flamurtarit që u zhvillua tre ditë më parë, futbollisti Eugeniu Sidorenco nuk ka qenë në dispozicion të stafit teknik ngaqë nuk i kishin ardhur akoma dokumentet nga klubi me të cilin ka luajtur më parë dhe nga Federata e Futbollit të Moldavisë. Por tashmë kjo procedurë është mbyllur dhe ky futbollist do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme ndaj Laçit.

Sidorenco kësisoj do të jetë një forcë më shumë për stafin teknik në repartin e sulmit dhe shpresojmë që me eksperiencën dhe përvojën e tij të madhe t’i shërbejë ashtu si duhet ekipit tonë.

Shpërndaje