Vllaznia prej dites se dielë i është rikthyer stervitjeve ne Shkoder dhe po kryen seancat e fundit ne prag te sfides me Flamurtarin qe do te luhet ne fundjave.
Ne prag te kesaj ndeshje, trajneri Mirsad Jonuz eshte pare te jete i kenaqur nga gjendja e ekipit.
Ne nje prononcim per mediat, numri 1 i pankines shkodrane ka folur per merkaton duke lene te hapur mundesine per te marre edhe ndonje lojtar tjeter deri ne afatin perfundimtar te saj.
“Stërvitjet në Ohër ishin shumë të rëndësishme për në, zhvilluam tre ndeshje, kemi larguar disa futbollistë dhe kanë ardhur tre të tjerë. Adili e Jonuz janë në formën e duhur ndërsa Sidorenko vazhdon të punojë dhe pas 10-15 ditësh do të jetë aty ku duhet.o punojmë fort për ndeshjen me Flamurtarin që është shumë e rëndësishme për ne. Me ndryshimet e ndodhura në skuadër, gjendja është më e mirë por kam folur me drejtorin teknik dhe administratorin dhe po shohim mundësinë për të marrë edhe një apo dy lojtarë të tjerë prandaj do të presim deri në fund të janarit kur mbyllet merkatoja.Tre ndeshjet e para që luajmë në shtëpi janë shumë të rëndësishme për ne dhe do të tentojmë t’i kalojmë me sukses, megjithatë vëmendja kryesore është e përqendruar tek sfida me Flamurtarin që duhet ta fitojmë patjetër”.