KF Vllaznia bën të ditur se zyrtarisht skuadrës që nga dita e sotme i është shtuar edhe sulmuesi Eugeniu Sidorenco. Drejtuesit e klubit besojnë se eksperienca e madhe me ekipet e tij të mëparshme por edhe me kombëtaren e Moldavisë, do të jenë arsyet e duhura që ky futbollist ta ndihmojë Vllazninë në repartin sulmues për të shënuar golat e duhur dhe për ta ndihmuar atë në arritjen e objektivave. Lojtari ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin tonë.
KF Vllaznia i uron mirëseardhjen futbollistit Eugeniu Sidorenco në familjen kuqeblu!
vllaznia.al