Kur sportistët shkodranë që refuzoheshin për arsye biografike te “Vllaznia”, gjenin ‘strehë’ në Mirditë, me ekipin “Minatori” i Rrëshenit…!

Shpërndaje

Nga Namik Mehmeti

Firenze, 28.12.2020

Memorie.al/ Kjo fotografi e viteve ’60-të është realizuar në Rrëshen të Mirditës, kur ekipi “Minatori” i këtij qyteti merrte pjesë në kategorinë e tretë në kampionatin kombëtar të volejbollit. Në përbërje të tij janë një grup arsimtarësh, ku disa prej tyre ishin nga Shkodra. Ato kishin luajtur me ekipet e të rinjëve të Vllaznisë, por kur kishin pretenduar të luanin në ekipet e para, për arësye biografie, ishin braktisur si të padësheruar për njolla në biografi.

Kështu ka ndodhur me sportistët e talentuar shkodranë, si: Skënder Sinani, Xhelal Haxhi, Skënder Mehmeti, Gjovalin Dredhaj, Çezar Çefa etj. Në vitin 1964, Rrësheni, pra “Minatori”, u shpall kampione në kategorinë e tretë, që u zhvillua në Peshkopi. Pjesmarrja e “Minatori”-t të Rreshenit nuk ishte planifikuar nga Federata Shqiptare e Lojrave me Dorë. Mbas një takimi me ish drejtuesin e kësaj Federate, N. Kadiu, një emër i respektuar dhe shumë dashamirës për të zgjeruar hartën e këtyre aktiviteteve deri në Mirditë, autorin e këtyre radhëve i dha mundësinë e një takimi me Kryetarin e Komitetit Shtetëror te Sporteve, Vasil Konomin, i cili, mbasi dëgjoi emrat e sportistëve lartëpërmendur, ku në ekipin e “Minatori”-t bënin pjesë edhe sportistë të njohur që kishin luajtur me “Studentin” si, ing. Gjeollog, Ibrahim Shkreli etj., pa asnje mëdyshje e miratoi pjesmarrjen e “Minatori”-t në këtë aktivitet.

Përse këto talente sportive nuk ishin të preferuar për Shkodrën, pra për “Vllazninë”?! Pra njollat në biografi i detyronin të braktisnin ëndrrën e tyre rinore për t’u afirmuar si sportistë. Skënder Sinani që në bankat e Shkollës Pedagogjike në Shkodër, falë edhe shtatëtlartësisë trupore, tranierët e përfeshinë në formacionin e parë, duke treguar vlerat e verteta të një shuteri pontent. Por babai i tij Hamdi Sinani, në vitet e Monarkise së Zogut, kishte qenë Qark-Komandant, në disa qytete te vëndit, dhe me ardhjen e komunistëve në pushtet, ai u dënua si “armik i popullit”. Me gjithë ndērhyrjet e drejtuesve të “Vllaznisë” e të trainerëve, Komiteti i Partisë jepte orientimin se: ‘ky emër nuk është i denjë për të përfaqesuar “Vllazninë”. Po kështu ka ndodhur edhe me një tjetër talent sportiv, Skënder Mehmeti, ku trainerët e ekipeve të të rinjëve të “Vllaznisë”, prof. Feti Dizdari, prof. Esat Haxhi, tranieri i futbollit i mirënjohuri Xhelal Juka, këmbëngulnin që t’a rrjeshtonin, i pari në atletikë, i dyti ne basketboll, dhe Juka në futboll. Bëhet fjalë për vëllain tim, Skender Mehmeti. Ishte i lindur për t’u bërë një sportistë me emër. I pëlqeu më shumë basketbolli dhe për këte ishte i bindur edhe tranieri i “Vllaznisë”, Esat Haxhi, i cili i hapi rrugen e afirmimit që në bankat e shkollës se mesme Pedagogjike, ku në vitin 1958, Skenderi ishte fitues i Kupës se Shqiperisë me “Vllazninë”, përkrah mjeshtrave të njohur si Muhamet Sokoli, Vullnet Ademi, Luan Shatku, Skënder Osmani, Agim Quku, etj., dhe bashkëmoshatarëve, si V. Kalaja, L. Tarri, Z. Çoba, F. Karafili etj. Traineri Esat Haxhi bëri të pamunderën për t’a emrue mësues në Shkodër, por me urdhër tē Sul Bahollit e Qamil Peshqeshit, u anullue emrimi i tij. Në Rrëshen ku punoi për pesë vite, e vuajti shumë largimin nga “Vllaznia” dhe jeta nuk i’u pri mbarë, pasi depresioni bëri efektin e tij. Dhe gjithë ky keqtrajtim, vinte se babai ynë, si nënpunës i Monarkise Zogiste, (prefekt, n/prefekt, kryetar komune nga Vermoshi në Jergucat), u dënua si “armik i popullit”, me 10 vite burg. Xhelal Haxhi edhe pse ishte një emër i njohur në sportin shqiptar, me “Studenti”-n në volejboll, edhe pse ishte i vëllai prof. Esat Haxhit, Shkodra, kuptohet Komiteti i Partisë, nuk ndërhyri për ta emruar mësues në qytetin e tij, ku me të rinjtë e “Vllaznisë” ishte shpallur edhe kampion kombëtar, përkrah emrave të njohur, si Ali Bushati, Vuktor Jubani, Ndoc Pistulli etj. Edhe familja Haxhi ndiqej nga një njollë në biografi, pasi babai i tyre kishte qenë nënpunes i Monarkisë Zogiste. Xhelali edhe atëherë kur i’u hap drita jeshile, për të përfaqësuar ngjyrat e “Vllaznisë” nuk i deshtë fati të vazhdonte më tej karierëën tij sportive, pasi u përfshi në ekipin qytetit të tij të dashur, “Vllaznia”, në turneun miqësor në Kosovë, në vitin 1968, ku dihet raprezaljet që ndërmorri Partia e Sigurimi i Shtetit, jo vetëm ndaj volejbollit shkodran, por edhe të gjithë ekipeve sportive, ku e pësoi edhe ekipi i futbollit, i cili u përjashtua nga Kupat e Europës. Te tre këto sportistë të talentuar, që ishin dhe shokë të ngushtë, ndonëse me ardhjen e demokracisë gjetën mirëpritjen e shokëve të tyre tek “Vllaznia”, sidomos të Mark Grimcit që kishte luajtur me këto në ekipet e të rinjëve, e më vonë në rolin e inspektorit e të shefit të Klubit Vllaznia. Por për fatin e keq të tyre e të familjeve të tyre, këto tre shokë të ngushtë ndërruan jetë në moshën më të bukur, pa gëzuar atë fitore të demokracisë, kur diktatura komuniste u kishte mohuar ëndrat e dēshirat e tyre për sportin. Por kështu kishte ndodhur edhe me një tjeter talent sportive, Çezar Çefa, pasi kishte një vëlla të arratisur, Jul Çefa, ish atlet i “Vllaznisë”, po me kampionin kombētar të hedhjes të shtizes, mjeshtrin e sportit, Llesh Vuksani, atleten kampione në atletikë Fozilet Luli (Burazeri) të cilët hoqen dorë nga sporti për aresye biografie.

Vitet që këto sportistë kaluan në Mireditë, ndonëse kishin mbrapa shpine një “njolle”, i’u dha mundësia për t’u marrë me sport, pavarësisht kushteve të vështira ekonomike e sociale, sportistët shkodranë kontribuan shumë për zhvillimin e sportit në këte krahinë, kjo falë edhe mbëtshtetjes së seksionit të Arsimit e Kulturës, veçanarishtë të një inspektori sportdashës, si Prend Jaku dhe ish – shefit të Arsimit, Çesk Kumrija. Por nuk duhet mohuar edhe kontributi i sportistëve mirditorë, që u krijuan shokëve të tyre nga Shkodra, një mjedis të ngrohtë. Kujtoj këtu emrat e Preng Përgjetani, prof. Ndue Toma, Namik Ruçi, Dritan Arapi etj./Memorie.al

Shpërndaje