Vrasja e djalit 25 vjecar mbreme nga policia eshte nje nga ngjarjet me te renda te historise se viteve te fundit.
Eshte dhembje e tmerrshme per familjen , por eshte po aq tronditese dhe shokuese per te gjithe shoqerine.
Shpreh ngushellimet me te thella familjes per humbjen e birit te tyre Klodian Rasha
Kjo vrasje jo vetem coi ne humbjen e nje djali qe sapo po fillonte jeten pa kryer asnje te keqe, por ajo flet per nje pasiguri te madhe per jeten e cila u keput pikerisht nga ata qe duhet ta mbrojne ate.
Ngjarja mbreme tregon se reforma ne
polici ka probleme serioze, tregon se sa pak vlen jeta tek ne, se sa larg jemi te drejtave e lirive themelore, sa te pambrojtur jemi nga shteti,nga ligji… nga politika e nga drejtesia.
Ne diten e te rinjve sot ne te gjithe bashke kemi vrare nje djal te ri, sepse te gjithe bashke jemi pergjegjes per situaten ne te cilen ndodhemi.
Boll me heshtje, boll me ankesa, boll me pazare. Eshte koha me reagu. Eshte koha me leviz e me ndryshu gjendjen.
Shumica e te rinjve kane ikur dhe po ikin, keta qe kane mbetur duhen mbrojtur … me e pakta.
Une nuk do hesht…
Sot duhej te ishte dita e tij.