Shkodër/ Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
Nga forca e posaçme “Shqiponjat”, falë një pune të mirorganizuar, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. B., 46 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, në vitin 2016, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.