Myftiu i Shkodrës me Covid-19/ Meta: Lutem që 30-vjetorin e hapjes së Xhamisë së Plumbit ta festojmë bashkë

Shpërndaje

Presidenti Ilir Meta, përmes një mesazhi në Facebook, i uron shërim të shpejtë Myftiut të Shkodrës, Muhamed Sytari.

Kreu i shtetit lutet për shërimin sa më të shpejtë të imamit në mënyrë që 30-vjetori i hapjes së Xhamisë së Plumbit në Shkodër ta festojnë së bashku.

Ilir Meta: I uroj shërim sa më të shpejtë dhe shëndet të plotë, klerikut të nderuar, Myftiut të Shkodrës, Muhamed Sytari, i prekur nga COVID-19.Ju bashkohem lutjeve të familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe besimtarëve, që të kthehet sa më parë në krye të detyrës së tij të rëndësishme, për të festuar të gjithë së bashku, 30-vjetorin e hapjes së Xhamisë së Plumbit në Shkodër, kësaj ngjarjeje të shënuar për komunitetin mysliman dhe mbarë popullin shqiptar.

Shpërndaje