Bujar Spahiu, kreu i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, i lutet Zotit për shërimin nga Covid-19 të Kryepeshkopit Janullatos dhe Imzot George Frendos.
Një postimin e tij në Facebook, Spahiu shkruan se e mësoi me shqetësimin lajmin e infektimit të klerikëve të nderuar, të besimit ortodoks dhe katolik.
Kryepeshkopi Janullatos u transportua në Greqi për mjekim të specializuar, pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa George Frendo në një nga spitalet Covid në Tiranë.
Postimi i plotë i Bujar Spahiut:
Mësova me shqetësim lajmin e prekjes nga COVID-19 të Anastas Janullatos dhe George Frendos!
I lutem Zotit për shëndetin e klerikëve të nderuar të besimit ortodoks dhe katolik!
Zoti u dhëntë forcë dhe shërim të shpejtë!