Nis rokada, drejtorat i binden urdherit të Ilir Beqes për tu dorëhequr. Ilir Dibra zëvendesohet nga Genc Berhani…

Shpërndaje

Afrimi i fushatës elektorale vijon që të ndikojë në lëvizjet e drejtorëve rajonal të Partisë Socialiste në Shkodër. Në këtë mënyrë ndryshimi i fundit është në drejtorinë e kadastrës në Shkodër ose hipoteka siç njihet ndryshe. Në këtë mënyrë Ilir Dibra nuk do të jetë më në krye të kadastrës së Shkodrës. Emri që e zëvendëson është ai i Genc Berhanit i cili do të jetë drejtori i ri i kadastrës së Shkodrës.

Genc Berhani është një emër i njohur për këtë institucion sepse edhe më përpara ka qenë pjesë e kadastrës dhe tashmë do të ketë rolin e drejtuesit. Ndërkohë Ilir Dibra do të vijojë që të jetë pjesë e kadastrës por këtë radhë si zëvendësdrejtor i këtij institucioni. Muajt e fundit ndërsa fushata elektorale po afron ka patur edhe lëvizje të tjera në drejtoritë rajonale në radhët e PS në Shkodër.

Në zyrën vendore të kujdesit shëndetësor është emëruar drejtore Xheni Halili ndërkohë që prej kohësh ai vend ishte bosh, tek doganat është larguar Ermal Shema duke u zëvendësuar nga Aida Dizdari.

është emëruar prefektja Majlinda Angoni vend që po ashtu ishte bosh prej kohësh ndërsa ndryshime ka edhe në radhët e IKMT ku është emëruar Jetmir Lumaj në vend të Ermir Medanit si dhe në radhët e AKU Shkodër është larguar Hasija Sadrija me kërkesë të kësaj të fundit duke u emëruar inspektore në doganën e Hanit të Hotit dhe në vend të saj është emëruar Erdet Behari.

Ndërkohë kadastra është ndryshimi i fundit me emërimin e Genc Berhanit. Tashmë pritet që në vazhdimësi të ketë edhe ndryshime të tjera në radhët e drejtorive rajonale të PS Shkodër. Të gjitha këto lëvizje bëhen ndërsa gjithnjë e më shumë po afrohet fushata elektorale.

Pak ditë më parë i deleguari i PS në Shkodër Ilir Beqaj i ka kërkuar dorëheqjen të gjithë drejtorëve duke i thënë se kush nuk e dorëzon atëherë PS nuk i ka asnjë detyrim pas 25 prillit që janë zgjedhjet parlamentare ndërsa të gjithë drejtorët kanë paraqitur dorëheqjen por lëvizjet nuk janë ende përfundimtare.

Shpërndaje