Pas të enjtes, cilido nuk do ta mbaje masken edhe ne rruge, do të gjobitet. Mësohet se gjoba do te jete në masën e 3 mijë lekëve. Do jetë policia bashkiake dhe ajo e rendit ata që do të vendosin masën administrative, ndërsa si agjent mbledhës i saj do të jetë oshee përmes faturës së energjisë elektrike.
“Patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës. Duke përfituar nga rasti ftoj qytetarët që, siç kanë dëshmuar më herët në masë të madhe vullnetin për bashkëpunim, të respektojnë masat dhe të mbështesin autoritetet policore në zbatimin e këtij detyrimi”, u shpreh Veliu.
“Po duhet mbajtur, na mbron”, thotë një grua. Ndërsa një burrë shprehet se “deri sa është vendosur si rregull duhet ta zbatojmë”.
Ata që shkelin më shumë edhe rregullat anticovid janë të rinjtë, të cilët e cilësojnë të tepërt mbajtjen e maskes. “Në rrugë nuk kam pse e mbaj, ndërsa në ambiente të mbylluara dhe në shkollë po”, thotë e reja.
Teksa në enjten hyjnë në fuqi masat e reja, ka qytetarë që nuk respetojnë as masat e tanishme, siç është mbajtja e maskës nëpër urbane.
Deri tani vendet e rajonit si Kosova dhe Mali i zi e kanë me detyrim mbajtjen e maskës në hapësira publike, ndërsa Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnje Hercegovina e përdorin pjesërisht atë. Po ashtu edhe vendet e Europës si Italia, Spanja, Polonia, Sllovenia dhe Turqia e kanë me detyrim mbajtjen e maskës edhe në rrugë, siç do të jetë në Shqipëri prej mesjavës./tvklan/