Situata e infektimeve nga COVID-19 në Shqipëri vijon të mbetet serioze. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar 124 raste, në 500 testime të kryera.
Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, në dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 76 vjeçare nga Shkodra, dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar; një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 19 në Elbasan, 9 në Mirditë, 8 në Lushnje, nga 7 raste Fier, Krujë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Divjakë, 3 në Tropojë, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Pukë, nga 1 rast në Kavajë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos.