Fotot/ Me shpejtësi rekord përfundon projekti, Pacolli tregon si do të jenë banesat që do të ndërohen në Thumanë

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka dhënë lajmin për përfundimin e projektit për ndërtimin e shtëpive në Thumanë për banorët e prekur nga tërmeti.

Përmes një postimi në “Facebook”, Pacolli ka ndarë disa foto nga projekti, ndërsa ka shkruar se çdo është mbyllur në një kohë rekord. Shtëpitë do të jenë 3-katëshe dhe do të kenë disa hyrje brenda tyre. Po ashtu, në kompleksin e quajtur “Thumana” do të ketë edhe hapësira shplodhëse

“Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese”, ka shkruar Behgjet Pacolli.

Shpërndaje