Dr. Eqerem Hasani: “Të gjithë së bashku të shkëpusim zinxhirin, të përmbysim shifrat”…

Shpërndaje

Nga DR. Eqerem Hasani:

TË GJITHË SË BASHKU TË SHKËPUSIM ZINXHIRIN, TË PËRMBYSIM SHIFRAT…

Prej disa ditësh po përballemi me bilance negative të shtrimeve, viktima, numër të larte të infektuar si dhe situata të agravuara.

Pacientë të ndryshëm që i drejtohen Urgjencës Polivalente të QSUT me sëmundje kronike të rënduara, te friksuar jo nga semundja që mbartin prej vitesh, por janë te trembur nëse ato kërcënohen nga ky virus që ka përfshirë gjithë globin.

Shqetësimin e tyre e shprehin: ” Doktor…kam frikë nga virusi se unë vuaj me diabet/ hipertension/ sëmundje koronare. Kam frikë se unë përpiqem, mbrohem, por nuk mbrohen të tjerët.”

Këtu fillon dilema për të gjithë ne.

Sa herë kthehem nga spitali dhe shoh lokalet plot pa asnjë masë mbrojtëse, të tejmbushur, me të rinj pa maska, te grupuar në tavolina shumë pranë njera tjetrës, grupe njerzish ne parqe e rrugë pranë njeri tjetrit pa asnjë distancim fizik, më trishton mendimi që a jemi të ndergjegjshëm se sa e shtrenjtë është jeta?!.

Pa dashje po gabojmë, pa e kuptuar! Por na besoni: Jemi në kohë të bëjmë ndryshimin e madh për një perqasje tjeter ndaj këtij virusi i cili mund të ndodhet kudo dhe nuk kursen asnjë moshë.

Ju nuk e shihni, ai është shume tinzar.Zinxhiri i tij po vijon te zgjatet vetem nga pakujdesia masive.
Prandaj, si mjek, kam vetëm një lutje:

Ju lutem, ju lutem…të luftojmë të gjithë sëbashku për shkëputjen e hallkave të zinxhirit te ketij virusi që po merr jetë çdo ditë.Jemi popull i vogel e duhet të mbrojmë fort jetën, të mbrojmë veten dhe të tjerët. Eshte nje sakrifice qe duhet ta bejme të gjithë ne emer te jetes, ne emër të së ardhmes.

MBANI MASKEN!

RESPEKTONI DISTANCIMIN SOCIAL.

NDIQNI KËSHILLAT E SPECIALISTËVE.

Na besoni, ne bëjmë detyren tonë e ju duhet të na ndihmoni në këtë luftë të veshtire!

Vetëm të gjithe së bashku mund ta fitojmë atë me sa më pak humbje jetë njerzish.
Na besoni…!

Shpërndaje