“Trekëndëshi i rrezikut”, ministrja e Shëndetësisë zbulon qytetet më të prekura nga Covid…

Shpërndaje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se Shkodra është qyteti me incidencën më të lartë në raport me numrin e popullsisë.

“Ne jemi në 80 raste në Spitalin Infektiv, por duke patur parasysh skenarët jemi në 20% të kapaciteteve të zëna.

Në maksimumin e shtrimeve kemi patur 80. Në terapi intensive në 10 ditëshin e fundit jemi në numra 10-12 raste.

Nuk jemi në limite për sa i përket terapisë intensive dhe kemi kapacitete të terapisë intensive. Vatra kryesore, është Tirana, Shkodra dhe Durrësi. Për sa i përket incidencës Shkodra ka qenë me incidencën më të madhe në raport me popullatën”, u shpreh Manastirliu.

Shpërndaje