13-vite pa mjeshtrin e fizarmonikës Nazmi Lishi!…

13-vite pa mjeshtrin Nazmi Lishi!

Mjeshtri i fizarmonikës shkodrane dhe më gjërë, Nazmi Lishi lindi më 20 Qershor 1950 dhe ndërroi jetë më 15 Shtator 2009

Rrjedh nga një familje muzikantësh të traditës popullore.

Për disa vite me formacionin e Estradës Profesioniste të Shkodrës,të drejtuar prej tij,dha shumë koncerte të muzikës popullore dhe asaj të lehtë,duke i dhënë këtij formacion një frymëmarrje të re,më rinore dhe duke arritur kulmet e karrierës së tij pikërisht me këtë formacion.

Në vitin 1976 drejton formacionin e vogël orkestral në Festivalin e RTSH Tirana,ku dhe u vlerësua më diplomë.

Në vitin 1979,kontributi i tij ishte maksimal,kishte arritur të depërtojë në zemrat e artëdashësve kudo ku përformoi,puna e tij e palodhur premtonte një rizgjim të kulturës së qytetit të Shkodrës.

(Marrë nga RTSH Shkodra)