ZYRTARE/ Mevlan Adili firmos me skuadrën e Superiores…

Mevlan Adili është lojtari më i ri i Bylisit. Kjo është komunikuar nga vetë klubi ballshiot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Adili ishte pjesë e Vllaznisë sezonin e kaluar, nga të cilët u largua në verë, për tu transferuar në Rusi, por aventura aty zgjati vetëm gjashtë muaj dhe tashmë rikthehet sërish në Superiore.

Njoftimi i Bylis:

Presidenti Besnik Kapllanaj, në kuadër të përforcimit të Bylisit me elemente cilesore konfirmon zyrtarizimin e Mevlan Adilit si pjesë të skuadrës sonë nga sot e në vijim!