Zëvendësohen ditët e janarit: Të gjitha të shtunat e prillit do të jenë mësim për shkollat…

Gjatë gjithë muajit prill 2022, arsimi parauniversitar do të zhvillojë mësim edhe ditëve të shtuna.

Vendimi është bërë me dije nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar për të plotësuar datat e pezulluara në muajin janar.

Njoftimi:

Në vijim të plotësimit të mësimit për datat e pezulluara në muajin janar, sipas urdhrit nr.18, datë 20.01.2022, “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet publike dhe jo publike të arsimit parauniversitar”(shkollat) dhe caktimit të ditës së hënë, 21.03.2022 ditë pushimi, po publikojmë datat e zëvendësimit të mësimit në ditët e shtuna në vijim:

– 02.04.2022 (e shtunë)

– 30.04.2022 (e shtunë)

– 14.05.2022 (e shtunë)

– 28.05.2022 (e shtunë)