Zbulohet emri, kë kishin planifikuar të vrisnin në Tiranë të fortët nga Lezha…

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i sotëm në Lezhë, ku personit që kishin vendosur në shënjestër Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, nuk e kishte për herë të parë një atentat të tillë.

3 vite më parë iu vendos tritol në banesë ndërsa policia nuk arriti ta zbardhte dot ngjarjen. Ndërkohë për herë të dytë iu bë atentat me armë në zonën e Kamzës në Tiranë.

Bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë të ndodhur disa kohë më parë dhe konflikti ka nisur në Belgjikë. Gazetari i Fax News Fatjon Gjinaj, mëson se atentati i dytë ishte planifikuar ndaj Ndoc dhe Preng Palucës.

Ky i fundit u sulmua me armë me armë zjarri pranë banesës së tij, ku mbeti i plagosur së bashku me bashkëshorten e rij Antonetën. Ky plan ekzekutimi ka ardhur si pasojë e konflikteve të drogës të dyshuara që kanë nisur në Belgjikë me vëllezërit Paluca. Ndërkohë lënda eksplozive dyshohet se është sjellë në mënyrë ilegale nga jashtë Shqipërisë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas po organizonin të kryenin një vrasje, duke përdorur mina me telekomandë dhe armë zjarri, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Mataro”, një emërtesë kjo spanjolle që do të thotë “Vrasësit”në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë Mark Lamkja 27 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë, i dënuar më parë në Itali, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

Nikoll Marku, 62 vjeç dhe Marie Marku, 60 vjeçe, të dy banues në lagjen “Varosh”, Lezhë. Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve Edmir Vlashi,  31 vjeç dhe Hektor Ndoka 31 vjeç, persona me precedentë të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore, të dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës. Dy personat që janë shpallur në kërkim, kishin pak kohë që ishin kthyer nga Belgjika, dhe mbaheshin nën vëzhgim nga policia ku janë konstatuar duke lëvizur edhe në Tiranë.