Xhaferi: Duke parë performancën na është shtuar oreksi, rrugëtim i vështirë por edhe i bukur

Alban Xhaferi ka treguar në një intervistë të gjatë për Ora Sport, rruëgtimin e tij deri më tani në krye të Vllaznisë. Sponsori i shkodranëve thekson se u nisën me objektiv Europën, por duke parë performancën e skuadrës iu është shtuar oreksi.

“Morëm një marrëveshje me kryetaren e bashkisë, bashkëpunimi, partneriteti, sponsorizimi,  me qëllimin e mirë për ta rritur futbollin dhe për ta çuar në ato nivele ku duhet të jetë ekipi i futbollit të Vllaznisë. Pandemia ka dëmtuar edhe biznesin, por ishte një indicje e tifozëve, gatshmëri e bashkisë shkodres, vendosa të investon tek Vllaznia. Unë kam paraqitur edhe një plan si mund të ngrihet Vllaznia. Jemi ne rrug te mbarë”.

Klubi në kohën e Covid-19? “Vendimi është sfidë në vetvete. Sepse periudha e pandemisë ka dëmtuar biznesin në përgjithësi, jo vetëm biznesin tim. Por siç e thashë edhe më përpara, ndoshta ishte një indicie e tifozëve, ishte edhe një gatishmëri e kryetares së bashkisë për të patur një marrëveshje të tillë dhe me pak sforco por me dëshirë të madhe arritëm të fillonim këtë rrugëtim.

Që me thënë të drejtën është një rrugëtim i vështirë por edhe i bukur. Shpresojmë të ecim në rrugën e mirë. Unë kam paraqit edhe një plan disa-vjeçar se si mund të kthehet Vllaznia në rrugën e suksesit. Shpresojmë dhe besojmë se do ecim në këtë rrugë”.

“Vllaznia është emër i madh. Është ekipi më i vjetër i Shqipërisë dhe normalisht 10-vjeçarin e fundit ka lënguar nga rezultatet e dobëta dhe vendi ku ishte nuk i përket. Unë i mirëkuptoj edhe skepticizmat e opinionit se ndoshta mungesa e një eksperience te pjesa e futbollit se eksperienca në sport nuk na mungon tashmë.

Por gjithmonë me qëllimin e mirë, me vullnetin e mirë, me stafin e duhur arritëm për një kohë të shkurtër të ndërtonim në skuadër me parametra më të mirë për të konkurruar denjësisht në kampionatin shqiptar”.

Kreu– “Jemi duke bërë një punë të mirë, shpresojmë te vazhdojmë kështu”.

Titulli– “Ne ndertuam një skuadër me grupin teknik që të kemi një minimum objektivash në bazë të buxhetit. Unë vendosa pjesëmarrjen në Europë, por duke parë performancën na është shtuar oreksi. Tani duhet të shohim me lartë, ky emër i madh duhet të kthehet dhe pse jo të mos fitojmë një kupë ketë sezon”.

Lincesimi në Europë– “Ne jemi në një situatë dinamike, klubi po shkon drejt privatizimit. Duhet të zgjidhet situata e borxhit, jam i bindur qe situata të ec shpejt me privatizimin qe të lidh marrëveshje me tatimet dhe me ata qe kane fituar gjyqyet. Në mënyrë që klubi të mos kete probleme kur të vij momenti për pjesëmarrje në Europë”.