Vritet me armë zjarri një përson në Reç të Malesisë së Madhe…

Malësi e Madhe/ Informacion paraprak

Më datë 26.08.2021, rreth orës 22:50, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Sokol Çelaj. i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.

Shtetasi Sokol Çelaj, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrês ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.