Vrasja e vëlla dhe motër në Rrëshen, dalin emrat. Dyshohet se u qëlluan nga ish-bashkëshorti…

Një ngajrje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrëshen, ku janë vrarë me armë motër e vëlla. Policia bën me dije se pak minuta më parë në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri Edison Filopati, rreth 30 vjeç dhe motra e tij Valmira Filopati, 33 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në Kodër Rrëshen të Bashkisë Mirditë. Sipas policisë dyshohet se  janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi Fatmir Koleci nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i viktimës Valmira Filopati,  i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se autori Fatmir Koleci, rreth 45 vjeç ishte ndarë nga bashkëshortja dhe i liruar nga burgu rreth 1 vit më parë. Ndërkaq, ishte denoncuar për dhune ndaj saj.

Gazetari Gjegji Figuri raporton për Abc News se autori Fatmir Koleci ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij dhe ka patur debat me këtë të fundit dhe vëllain. Më pas debati mes tyre ka degjeneruar në përdorimin e armëve, ku 45-vjeçari ka qëlluar për vdekje ish bashkëshorten dhe vëllain e saj.

Mësohet se zona ku ndodhi ngjarja është e rrethuar nga forca të shumta policie dhe RENEA.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, pak minuta më parë në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F.

Nga informacionet e para dyshohet se  janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.