
Emocione dhe spektakël në javën e radhës të Superiores. Vllaznia mori një fitore të rëndësishme 0-2 ndaj Partizanit, në sfidën e zhvilluar në “Arenën e Demave”.
Protagonist i ndeshjes ishte Dodaj, i cili realizoi dy gola vendimtarë në minutat 82’ dhe 90’, duke i dhënë tri pikë të arta shkodranëve.
Me këtë sukses, skuadra e drejtuar nga Edi Martini kryeson renditjen me 56 pikë, ndërsa Partizani mbetet në vendin e katërt me 40 pikë.




