Vllaznia–Tirana, klasikja që ndez javën e 8-të të Superiores…

Shpërndaje

Java e 8 e Kategorisë Superiore do të nisë këtë fundjavë me pesë përballje interesante, të shpërndara në dy ditë.

Të premten zhvillohen tre ndeshje: hapja bëhet në orën 14:00 me sfidën Vora–Dinamo, ndërsa në mbrëmje, në të njëjtën orë (17:00), do të luhen dy takime paralelisht, Elbasani–Bylis dhe klasikja shqiptare Vllaznia–Tirana, një duel që çdo herë sjell emocione të forta.

Të shtunën priten edhe dy përballje të tjera: Partizani do të presë Egnatian në orën 17:00, ndërsa në të njëjtën orë Teuta do të ndeshet në shtëpi me Flamurtarin, që aktualisht mban vendin e fundit në renditje.

Programi i plotë – Java 8
24 tetor 2025

Vora – Dinamo | 14:00

Elbasani – Bylis | 17:00

Vllaznia – Tirana | 17:00

25 tetor 2025

Partizani – Egnatia | 17:00

Teuta – Flamurtari | 17:00

Shpërndaje