
Vllaznia Taekwondo renditet në vendin e 4-t në Kampionatin Ndërkombëtar
“Top Tirana Trophy 2026”
Tiranë, 15 shkurt 2026
Shoqata Vllaznia Taekwondo mori pjesë në kampionatin ndërkombëtar Top Tirana Trophy 2026, ku u rendit në vendin e 4-t në klasifikimin ekipor për kategorinë Senior, sipas renditjes zyrtare të garës.
Ky aktivitet ndërkombëtar mblodhi ekipe kombëtare dhe klube elitare nga Shqipëria dhe disa vende europiane. Vllaznia grumbulloi 136 pikë ekipore, duke u pozicionuar pas:
- S.C.C. Newton (Greqi)
- Albania National Team
- Taekwondo CUS Milano (Itali)
Rezultatet e sportistëve të Vllaznia Taekwondo:
Cadet
• Klevis Mecaj (-33 kg) – vend i 4-tërt.
Junior
• Daniel Ndogaj (-63 kg) – vend i 3-të.
• Edrit Coka (-63 kg) – vend i 4-të.
Senior
• Edri Hoti (-68 kg) – vend i 3-të.
• Sajmir Trushi (-74 kg) – vend i 3-të
• Amina Hadri (-53 kg) – vend i 3-të.
• Enisa Shabaj (-53 kg) – vend i 3-të
• Kejsi Gallubja (-62 kg) – vend i 2-të.
• Selma Uruçi (-62 kg) – vend i 3-të.
Sqarim zyrtar
Sportistja Enisa Shabaj, pjesë e Ekipit të Vllaznisë dhe ekipit Kombëtar të Taekwondo-së, u ndal në fazën e gjysmëfinales për shkak të një dëmtimi, duke u renditur në vendin e 3-të, pavarësisht gjendjes jo të plotë fizike.
Shoqata Vllaznia Taekwondo vlerëson angazhimin dhe përkushtimin e sportistëve dhe stafit teknik, si dhe e konsideron këtë rezultat një dëshmi të nivelit konkurrues dhe punës së vazhdueshme në zhvillimin e taekwondo-së.
Bashkia Shkodër
Federata Shqiptare Taekwondo World – World Taekwondo Albania
Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)




