Vllaznia shkëputet në krye, Dodaj vendos sfidën ndaj Teutës…

Shpërndaje

Vllaznia vazhdon marshimin në krye të Abissnet Superiore, duke e çuar diferencën në +5 pikë. Kuqeblutë triumfuan në “Loro Boriçi” ndaj Teutës së Durrësit, me tre pikët që mbajnë sërish firmën e Kevin Dodaj, i cili tashmë numëron 4 gola në 9 ndeshje.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 43-të, kur Dodaj u gjend në vendin dhe momentin e duhur brenda zonës së kundërshtarit. Në pjesën e dytë pati raste nga të dyja skuadrat, ndërsa Teuta shtoi përpjekjet për të gjetur barazimin. Pas kartonit të kuq për Jazxhin në minutën e 65-të, Vllaznia luajti me një lojtar më shumë, por nuk arriti ta thellojë rezultatin.

Falë kësaj fitoreje, shkodranët kryesojnë me 5 pikë më shumë, ndërkohë që Egnatia u mposht nga Tirana, ndërsa Elbasani do të përballet të hënën me Partizanin.

Shpërndaje