
Ekipi i KF Vllaznia ka zhvilluar një paraqitje mbresëlënëse në Kampionatin Kombëtar për Kadetë dhe Fëmijë, duke konfirmuar formën e mirë dhe punën e vazhdueshme në rritjen e talenteve të rinj. Sportistët kuqeblu siguruan plot 32 medalje në total: 10 të arta, 10 të argjendta dhe 12 të bronzta.
Në klasifikimin për kategorinë e Paratë rinjve, Vllaznia u rendit në vendin e tretë, një rezultat që reflekton nivelin konkurrues të ekipit dhe përkushtimin e trajnerëve.
Kampionët e Vllaznisë (medalje ari): Rejana Beqiri (+59 kg) – Kampione (me K.O), Franko Suka (+65 kg), Antonio Gjini (-44 kg), Amir Puka (-21 kg), Fançesko Gjini (-29 kg), Leandra Ndreca (-31 kg), Amelia Pepaj (-40 kg), Melisa Selimi (-23 kg), Ejmen Kalçe (-37 kg), Indri Fshazi (-41 kg).
Fituesit e medaljeve të argjendta: Ajsel Gradeci (-47 kg), Serla Cekaj (-55 kg), Geart Culaj (-57 kg), Regen Cocja (-29 kg), Esra Marinaj (-40 kg), Suard Dani (-44 kg), Tea Gjonej (-33 kg), Kejda Demiraj (-36 kg), Geldon Shabaj (-33 kg), Aiden Hasmegaj (+40 kg).
Fituesit e medaljeve të bronzta: Klevis Mecaj (-33 kg), Danil Papa (-37 kg), Skerdi Fshazi (+65 kg), Rajan Toma (-40 kg), Maria Gjini (-40 kg), Mateo Gjonej (+48 kg), Aleandro Ndrejaj (-27 kg), Diar Beqiraga (-27 kg), Rein Cocja (-40 kg), Noemi Donzha (-23 kg), Rois Brucaj (-29 kg), Ajet Lohja (-29 kg).
Përveç medalistëve, edhe sportistë të tjerë të ekipit dhanë maksimumin në këtë aktivitet, duke fituar përvojë të rëndësishme për të ardhmen dhe duke kontribuar në suksesin e përgjithshëm të skuadrës.
Aktiviteti u zhvillua nën kujdesin e Federata Shqiptare e Taekwondo dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, ndërsa ekipi u drejtua nga trajneri Elion Puka.
















